Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do pres krahun e të fus në burg ty dhe rruspien”, vjehrra inskenon dhunën

2025/04/17 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do pres krahun e të fus në burg ty dhe rruspien”, vjehrra inskenon dhunën

Emisioni “Stop” ndodhet në Fier pasi zonja Afërdita Kapllani tregon se pas vdekjes së vjehrrit, ka filluar konflikti me vjehrrën dhe kunatat, të cilat nuk kanë dashur më që në shtëpinë e bashkëshortit të Afërditës nusja të zbresë në katin e parë.


“Unë jam Afërdita Kapllani në këtë moment kam prej 25 vitesh që jetoj në Irlandë, këtu kemi ndërtuar një shtëpi prej 28 vitesh bashkë me bashkëshortin tim Kundret, por na ka lindur një konflikt pre Dhjetorit të vitit 2023 me vjehrrën dhe kunatat e mia. Shtëpia është në emër të burrit, e ka financuar burri, por aty kemi marrë dhe prindërit nga shtëpitë e tyre që kishin ndërtuar vetë dhe jetonin të 2 prindërit. Vjehrri ka 3 vjet që është ndarë nga jeta dhe atje jeton vjehrra ime. Për gjithë kohën që kemi jashtë Shqipërisë, kontributin e kemi derdhur tek vjehrri dhe vjehrra, siç është zakoni. Ky është djalë i vetëm dhe ia derdhim të gjithë kontributin vjehrrit. Në këtë kohë paratë i tërhiqte vajza e tyre, kunata jonë. Në momentin që ne e kuptuam që prindërit nuk kishin asnjë lloj të ardhurash dhe jetesa nuk ishte ashtu siç ne e financonim, në ketë moment burri im e ndërpreu financimin. Këtu ka filluar debati. Mua para një viti m’u aksidentua një vëlla, m’u nda nga jeta dhe kur vij këtu, këto më sjellin policinë që unë të mos shkoj në katin e parë, që të mos i jap asnjë lloj shërbimi apo ndihme nënës së tyre. E kam lënë siç e kanë dashur ato për të mos bërë konflikt”, tregon për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja, Afërdita Kapllani.

Kunata e vjehrra kanë bërë disa kallëzime ndaj Afërditës, pasi pretendojnë se kjo e fundit ka dhunuar vjehrrën. Afërdita e mohon ta ketë bërë ndonjëherë një gjë të tillë.

“Kunata bashkë me vjehrrën herë pas herë shkojnë në polici dhe bëjnë akuza të rreme. Më kanë sjellë policinë 5 herë, 2 herë kanë shkuar dhe më kanë bërë padi mua, që unë gjoja dhunoj vjehrrën. Sa herë ka ardhur policia e ka verifikuar që vjehrra nuk është e dhunuar. Për arsye se unë kam kamerat atje për 13 vjet që burri kishte çuar edhe për siguri shtëpie, por edhe që të shikonte prindërit. Nga viti 2023 e deri në vitin 2024 ato i kanë thyer kamerat 4 herë. Marrëdhënia ime me vjehrrën më parë ka qenë shumë mirë pa asnjë lloj problemi. Unë kur vija 2-3 javë, 4-5 ditë i shpenzoja duke i bërë punët vjehrrës që t’i çoja shtëpinë në terezi sepse ishte në pleqëri. Unë kam nënë vetë 90 vjeçe dhe nuk ndjehem mirë që kjo të mos e marrë shërbimin për këto. Pse të jem përpara ligjit për një vepër që nuk është në karakterin, moralin dhe edukatën time. Jam 57 vjeçe, kam 3 djem e 3 nuse”, shton më tej Afërdita Kapllani.

Vetë e moshuara, Drita pohon se nuk është dhunuar nga nusja e saj, por ka pakënaqësi.

Gazetarja: Nusja a ju ka dhunuar ndonjëherë?

Vjehrra: Ne me nusen jemi sqaruar atje, me gjyqe edhe me polici. Nuk kam se çfarë të sqaroj më unë, më lini rehat! I kemi bërë akuzat, policia ka ardhur, i kemi sqaruar edhe në Tiranë vajtëm. Ka ardhur policia 100 herë. Nuset janë nuse, nuk e do vjehrrën.

Gazetarja: Të ka dhunuar?

Vjehrra: Për të më rrahur nuk më ka rrahur, por më ka kërkuar që të iki. Më lini rehat se i di vetë unë hallet e mia.

Gazetarja: Po kamerat këtu pse i keni thyer?

Vjehrra: Po për çfarë t’i mbaj, që të më dëgjojë se çfarë the unë! Për çfarë më duhen mua kamerat në shtëpi?!

Përmes kamerave të sigurisë, dëgjohet vjehrra duke sharë e kërcënuar nusen dhe djalin, e duke thënë se edhe dorën do e presë, për të akuzuar ata.

“Babai kishte grua. Ku e la gruan? Në sytë e tu, që të dalin? O maskara i m…! Që të bën ajo rruspia ububu…. Sjell policat te çupa. Çfarë faji të ka çupa, o maskara! O maskara! Po unë të kam ruajtur, ore qen! Po unë do pres dorën dhe do të fus brenda! Brenda aty qen! Të vdesësh atje në burg! Gjen para ti, mos i hëngshi paratë”, dëgjohet të thotë e moshuara.

Akti më flagrant është kur vjehrra e kunata thyejnë kamerat, për të zhdukur provat e dhunës dhe inskenimit.



Ju sugjerojmë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Para
Me probleme shëndetësore dhe e pastrehë, jeta e 67-vjeçares në rrugë

Me probleme shëndetësore dhe e pastrehë, jeta e 67-vjeçares në rrugë

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, vajza thërret mes lotësh të atin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, vajza thërret mes lotësh të atin

Gjovalin Prendi u vra në lokalin e tij: Dyshohet për 4 autorë, ikën me “Porsche”

Gjovalin Prendi u vra në lokalin e tij: Dyshohet për 4 autorë, ikën me “Porsche”
















TE FUNDIT

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
19 Qershor, 2026

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban, sipas një...

Lexo më shumë

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
19 Qershor, 2026

Gjatë 2025, Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë kushtin e NATO-s për 2% e prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet...

Lexo më shumë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}