Aktualitet

Ditëlindja e Skënderbeut/Kim: Guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet në zemrat e…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 06/05/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar sot ditën e lindjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kim shkruan se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve.

Ajo ka publikuar një foto të sajën me statujën e Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës.

“Guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”,-shkruan Kim në Twitter./Opinion.al

Pas