Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre automjete. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

















