Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit”,Bardhi-Berishës: Dy gënjeshtrat e mëdha që…

2022/05/06 at 3:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbledhja e Rithemelimit/Bardhi: Proces i njëanshëm, i shërben Ramës

Deputeti i Partisë Demokratikë, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga ish-kryeministrit Sali Berisha.


Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Bardhi i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Berishës lidhur me largimin nga PD Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit. Berisha tha se Murrizi dhe Hajdari kishin kundërshuar djegien e mandateve dhe kishin mbajtur qëndrim opozitar.

Sipas Bardhit kjo është gënjeshtër sepse dy deputetët kanë bashkuar votat me qeverinë e Ramës dhe i kanë dhënë atij mandatin e tretë.

Ndërsa gënjeshtra e dytë e Berishës, sipas Bardhit, është akuza direkte që ai hodhi ndaj tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Ngjarja e Elbasanit padyshim që është një ngjarje e rëndë, sa kohë një qytetarë mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Ajo ngjarja po hetohet nga drejtësia dhe unë kam qenë dhe mbetem i vendosur që ajo ngjarje të hetohet plotësisht, me paanësi dhe profesionalizëm”,-shkruan Bardhi.

“Dy gënjeshtra të mëdha të Sali Berishës që duhen çmontuar.

 GËNJESHTRA E PARË

“Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.”. Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi ishin deputetët që bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD dhe duke i dhuruar Edi Ramës mandatin e tretë.

GËNJESHTRA E DYTË

 “Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore u shua, sepse u kërkua hetimi i ngjarjes së Elbasanit”. GËNJESHTËR!  Dokumentet parlamentare provojnë se Komisioni Hetimor u bllokua nga Partia Socialiste. Edi Rama rrëzoi  planin e hetimit duke bllokuar punën e Komisionit dhe duke mos lejuar zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit.

 Ngjarja e Elbasanit padyshim që është një ngjarje e rëndë, sa kohë një qytetarë mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Ajo ngjarja po hetohet nga drejtësia dhe unë kam qenë dhe mbetem i vendosur që ajo ngjarje të hetohet plotësisht, me paanësi dhe profesionalizëm.

 Ngjarja e Elbasanit nuk është ngjarja e Gerdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarë, nga babëzia e familjarëve të Sali Berishës për të nxjerr para të pista nga kudo. Ngjarja e Elbasanit ishte pasojë e një beteje të pabarabartë mes demokratëve që luftonin për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe bandave të Edi Ramës që terrorizonin qytetarët për të vjedhur zgjedhjet. Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, se në Elbasan krimi i organizuar ishte përfshirë në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste dhe po blinte vota për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

 Pas heshtjes së Sali Berishës për konstatimin e SHBA se krimi i organizuar kishte blerë vota për llogari të Edi Ramës në qarkun Elbasan dhe Tiranë, akti i sotëm i marrjes në mbrojtje të bandave të Elbasanit, duke amnistuar Taulant Ballën e Edi Ramën dhe përgjegjësinë e tyre në ngjarjen e Elbasanit, është prova e qartë se Sali Berisha i ka shpallur luftë demokratëve, jo bandës në pushtet.

 Me qendrimin e sotëm për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha vetëm sa amnistoi krimin e bandave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës për t’u vjedhur fitoren demokratëve. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha qendron në krah të bandave të Elbasanit. Për herë të parë e bëri, kur e ftova publikisht të dënojë përfshirjen e bandave në procesin e brendshëm të PD për të mbledhur firma për 11 dhjetorin. Atëherë heshti si fija e barit!!! Sot e kuptojme te gjithe pse heshti! Sot ai amnistoi bandat e Elbasanit! Amnistoi edhe krimet e Edi Rames me zgjedhjet!

 Atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës! Ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve”,-shkruan Bardhi në reagimin e tij./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
Kryesore

Rama: Në 3 dekada nuk kam udhëtuar kurrë privatisht me fondet shtetërore

16 Qershor, 2026 12:27 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

16 Qershor, 2026 12:22 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

16 Qershor, 2026 12:08 pm
Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
Kronikë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

16 Qershor, 2026 10:08 am
Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate
Bota

Hungari, asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 2 mandate

16 Qershor, 2026 8:58 am
Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane
Kronikë

Prostuticion në Fier, arrestohen dy kolumbiane

16 Qershor, 2026 8:56 am
Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende
Bota

Presidenti i Iranit: Marrëveshja përfundimtare me SHBA nuk është arritur ende

16 Qershor, 2026 8:54 am
Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Aktualitet

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

16 Qershor, 2026 8:50 am
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

16 Qershor, 2026 8:49 am
Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit
Bota

Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA dhe Iranit

16 Qershor, 2026 8:48 am
Para
Gjendet një i ri pajetë në një dhomë hoteli në Tiranë

Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë 2 persona

“Urdhri i Ramës, administrata të sjellë nga 30 vetë në kutitë e votimit”

Boçi: U shpik një mbledhje e Kryesisë së Grupit Parlamentar, për të manipuluar...

Shënimi i policit:T’i kushtohet vëmendje të arrestuarit Ilvi Meta, mund të vritet

Shënimi i policit:T’i kushtohet vëmendje të arrestuarit Ilvi Meta, mund të vritet
















TE FUNDIT

Rama: Në 3 dekada nuk kam udhëtuar kurrë privatisht me fondet shtetërore

“Rama në burg”/ Rama për protestuesit: Presin fund të ndryshëm nga një film i parë
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, për të cilën pretendohet se ai ndodhej...

Lexo më shumë

Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
16 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e karburanteve pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Iran një ditë më parë....

Lexo më shumë

Trafikuan 4.3 ton kokainë, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
16 Qershor, 2026

Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me autoritete të disa shteteve dhe Europol, kanë zbuluar një rrjet që dyshohet se ka...

Lexo më shumë

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari

Jet ski përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, humb jetën 22-vjeçari
16 Qershor, 2026

Ky është momenti i përplasjes me jet ski të një të riu në Ksamil, në një aksident tragjik ku 22-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}