Kronikë

Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë 2 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 06/05/22 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me mjete prerëse dy persona në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën “Teodor Keko”.

Policia bën me dije se autor i plagosjes është Blerim Gjeta 41 vjeç, banues në Vorë, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Blerim Gjeta 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, -njofton policia./Opinion.al

Pas