InstaBIZ

Disa vite bashkë, dyshja e famshme e telenovelave kundër martesës


               Publikuar në : 17:14 - 17/10/19 |
el ida

Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer, dyshja më e njohur e telenovelave spanjolle janë prej shumë kohësh në një lidhje dashurie.

Mirëpo ndryshe nga telenovela “Teresa” ku ishin protagonistë, në jetën reale Rulli nuk ka ndërmend të martohet me aktoren megjithëse kanë bashkë një lidhje disa vjeçare.

Aktori ka rrëfyer se nuk beson në martesë por në dashuri, ndaj nuk mendon të firmosë ndonjëherë letrat e kurorëzimit të tyre.

“Ne kemi folur për këtë. Unë mendoj se qëllimi i jetës nuk varet nga një firmë. Kjo nuk më emocionon. Unë nuk besoj në martesë, por besoj në dashuri.”- ka thënë aktori./Opinion.al

Pas