Kronikë

Zetori përmbyset në kanal, humb jetën 60-vjeçari në Berat


               Publikuar në : 17:48 - 17/10/19 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Pashalli të Urës Vajgurore në Berat.

Mësohet se një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale./ Opinion.al E.Xh.

Pas