Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dibra humb një deputet, PD: Këmbanë alarmi

2020/09/19 at 8:44 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Bushati po emëron familjarët e ish-Byrosë Politike si ambasadorë

??????????

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e ka quajtur të padrejtë vendimin për t’i hequr Dibrës një deputet për shkak të uljes së numrit të popullsisë.


Çupi thekson se kjo është një këmbanë alarmi për Dibranët dhe matjanët, duke theksuar se zgjidhja më e mirë është largimi i kësaj qeverie dhe kryeministrit Edi Rama.

Çupi thotë se pushteti, krimi dhe mungesa e investimeve po e zbrazin, Dibrën nga të rinjtë që i japin jetë.

“Minus 1 deputet për qarkun Dibër, por humbësi i madh do të jetë Edi Rama. Kam ndarë këto ditë me shumë dibranë dhe matjanë shqetësimin për uljen e numrit të përfaqësuesve që do të kenë në Kuvend. Të gjitha të dhënat tregojnë se nuk do të jenë më 6, por 5 deputetë nga Qarku i Dibrës, për arsyen e vetme se numri i banorëve atje është zvogëluar në masën që humbasin përfaqësimin e 1 deputeti.

Shumë e padrejtë! Dibrës i ka falur Zoti bukuri e pasuri të pafundme, ndërsa pushteti po e zbras nga të rinjtë që i japin jetë një vendi.

Dibra është më e prekura nga largimi i të rinjve, sepse është qarku i lënë më në harresë nga qeveria në ikje. 8 vjet në pushtet dhe nuk mbaruan dot as Rrugën e Arbrit, megjithëse e gjetën të nisur dhe me projekt të gatshëm. Korrupsioni u bë pengesë për zvarritjen vit pas viti të ndërtimit të kësaj rruge. Përtej kësaj, nuk ka asnjë investim tjetër domethënës. Infrastruktura mungon dhe, bashkë me të, edhe shërbimet për zonat më të largëta.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë është fatkeqësia më e madhe për qarkun e Dibrës, e cila ka zona të mahnitshme për t’u vizituar dhe për të zhvilluar turizmin malor.

Maja më e lartë në vend, Mali i Korabit ndodhet në qarkun e Dibrës, por madhështia e tij është lënë në hije, sepse turistët nuk vijnë më në Dibër. Liqenet e Lurës, megjithëse janë masakruar ndër vite, kanë një bukuri të rrallë. Fama e Llixhave të Peshkopisë, me ujin e tyre kurativ, po zbehet me kalimin e kohës, turistët janë rralluar, bashkë me vetë dibranët që ikin duke lënë pas këto pasuri të jashtëzakonshme.

Gjithçka ndodh, sepse nuk ka rrugë, nuk ka investime, por ka vetëm braktisje, në një zonë që njihet për njerëzit e vet punëtorë, të mençur dhe të ditur.

Është për të ardhur keq, kur shikon sesi Dibra, që ka nxjerrë me qindra intelektualë, sot i ka shkollat gati të rrënuara, ndërsa mësuesit keqtrajtohen politikisht dhe ekonomikisht.

Frutikultura dhe prodhimet e zonës në qarkun e Dibrës janë të jashtëzakonshme nga shija dhe me famë jo vetëm brenda vendit, por ndihma e qeverisë është zero. Nuk ka asnjë inkurajim financiar që të rinjtë dhe dibranët të qendrojnë atje për të shtuar prodhimin, për ta shitur dhe për të rritur më tej ekonominë me këtë biznes. Mollët, Kumbullat, qershitë, arrat, patatet e Dibrës janë të mrekullueshme, por për to nuk ka treg, sepse nuk ka rrugë. Nuk ka rrugë që lidhin zonat e brendshme të qarkut dhe vetë qarkun me Tiranën. Kostoja del shumë e lartë dhe përfundimi cili është? Eksodi!

Për fat të keq, ka edhe diçka tjetër që po largon dibranët dhe matjanët: Krimi! Është i vetmi investim që kjo qeveri ka bërë gjatë këtyre viteve më qarkun e Dibrës! Strukturat e shtetit sot i drejtojnë bandat. Një grusht njerëzish drejtojnë gjithë qarkun, të cilin e kanë mbushur me drogë! Prandaj, dibranët ikin sot dhe lënë pas një zonë të mrekullueshme.

Ulja e përfaqësimit në Kuvend me 5 deputetë është një këmbanë alarmi për dibranët dhe matjanët. Zgjidhja më e mirë është të maksimalizojmë votën dhe të largojmë këtë qeveri të padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese! Me minus duhet të dalë Edi Rama, jo dibranët dhe matjanët!”, shkruan Dhurata Çupi./Opinion.al

Etiketa: cupiDiberPD


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Serie A nis ashtu siç u mbyll, pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie

Serie A nis ashtu siç u mbyll, pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie

Koronavirusi në rajon, Serbia gati të rihapë kafenetë

Nga rripi i sigurimit te maska,pse shumë s'i duan ligjet që shpëtojnë jetë

Diplomacia Ballkanase flet shqip, Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Diplomacia Ballkanase flet shqip, Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}