Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga rripi i sigurimit te maska,pse shumë s’i duan ligjet që shpëtojnë jetë

2020/09/19 at 9:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Koronavirusi në rajon, Serbia gati të rihapë kafenetë

Vënia e rripit të sigurimit në makinë apo mbajtja e maskës në fytyrë dihet se shpëton jetë. Por pse disa njerëz refuzojnë ende t’i zbatojnë këto masat, dhe madje protestojnë kundër ligjeve që i imponojnë ato?


“Unë thjesht e urrej”, u shpreh një grua kur u pyet pse nuk pranon ta mbajë.

“Unë mendoj se pavarësisht nëse je burrë po grua, kjo është diçka imponuese”- përgjigjet burri pranë saj. “Jam përgjegjës për veten time, ju nuk mund të më tregoni se çfarë duhet të bëj”- shton ai. Ky është arsyetimi tipik që mund të prisni të dëgjoni nga protestuesit që refuzojnë të mbajnë maska ​​në ambiente publike gjatë pandemisë.

Sipas “BBC”, kundërshtimi i tyre nuk ka të bëjë vetëm me komoditetin, apo edhe skepticizmin nëse mund të shpëtojnë jetë njerëzore. Ata zemërohen kur autoritetet i tregojnë se çfarë duhet të bëjnë.

Por të intervistuarit më lart nuk ishin të mërzitur për ligjet që e kanë bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme në hapësirat publike në shumë vende. Ata po flisnin për rripat e sigurimit në makinë. Të intervistuarit ishin shoferë britanikë, që pranuan se nuk përdornin rripat e sigurimit në vitin 2008, pavarësisht se kjo ishte një kërkesë e imponuar nga ligji në Britani për të veshur rripin e sigurisë në sediljen e përparme të një automjeti që nga viti 1983, dhe në sediljen e pasme që nga viti 1991.

Krahasimi midis protestave kundër mbajtjes së maskave dhe rripave të sigurimit, është shumë popullor. Vip-at e kanë përdorur atë për të theksuar se kundërshtarët kanë ekzistuar gjithmonë. Media e nxjerrë në pah në një përpjekje për të shpjeguar origjinën e protestave kundër një mase që mund të ndihmojë në vënien nën kontroll të përhapjes së pandemisë. Por miratimi i ligjeve për mbajtjen e rripave të sigurisë në makinë, ishte shumë më pak i lehtë sesa kërkesa për të mbajtur maska në fytyrë. Gjithsesi mund të mësojmë shumë gjëra nga miratimi i ligjeve mbi rripat e sigurimit dhe masat e tjera të shëndetit publik.

Pse për shembull, duket se ka dallime midis vendeve të ndryshme? Dhe pse disa njerëz janë të përgatitur të sfidojnë një masë shëndetësore që me siguri do të shpëtojë jetë njerëzore?

Ndërsa faktet se rripat e sigurimit shpëtojnë jetë janë të pamohueshme, ka pasur një periudhë ngurrimi për futjen e tyre në përdorim.

Prodhuesit e makinave, kompanitë e sigurimeve, autoritetet e zbatimit të ligjit, politikanët dhe shoferët, kishin interesa legjitime për ta vonuar një ligj të tillë. Për prodhuesit e makinave, çështja ishte kostoja. Në atë kohë shpresohej që rripat e sigurimit të bëheshin të detyrueshëm, pasi ato kishin më pak kosto sesa vendosja e jastëkëve të ajrit.

Një jastëk në mesin e viteve 1980 kushtonte deri në 800 dollarë, krahasuar me disa dollarë për rripin e sigurimit. Sikur një ligj të kërkonte pajisjen e të gjithave makinat me jastëk ajri, çmimet e makinave të reja do të rriteshin duke krijuar kështu një mini-tronditje në treg.

Shoferët ishin më të interesuar për rehatinë e tyre. Një studim zbuloi se 86 për qind e amerikanëve e pranonin që vënia e rripit të sigurisë shpëton jetë, ndërsa vetëm 41 për qind e tyre i përdornin vetë. Ndërkohë rreth 65 për qind e amerikanëve ishin kundër detyrimit për mbajtjen e rripave të sigurisë, dhe kjo për arsye rehatie.

Ndaj, kompanitë e sigurimeve preferuan jastëkët e ajrit ndaj rripave të sigurisë. Edhe jastëkët shpëtojnë jetë, por jo aq sa rripat. Ndaj Nju Jorku ishte shteti i parë amerikan që miratoi me ligj përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurimit në sediljet e përparme të makinave më 1 janar 1985, dy vjet pas Britanisë, Kanadasë, Francës dhe Gjermanisë.

Por këto ligje morën vite për t’u zbatuar plotësisht. Në disa vende, hendeku midis ligjit për përdorimin e detyrueshëm të rripit për shoferët e sediljeve të para dhe pasagjerëve në sediljet e pasme zgjati për dekada. Për shembull, Japonia, i bëri të detyrueshëm rripat e sigurisë në sediljen e shoferit në vitin 1971, dhe për pasagjerët në sediljen e pasme vetëm në vitin 2008.

Protestat kundër ligjeve për rripin e sigurisë, nuk nënkuptonin se amerikanët në tërësi i injoronin ato, edhe nëse i kundërshtonin ato në parim. Të dhënat zyrtare, tregojnë se në Nju Jork 70 për qind e sheferëve në ndenjësen e përparme po e respektonin ligjin 2 muaj pas miratimit të ligjit. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo normë ishte rreth 90 për qind.

Në vendet e tjera pati më pak protesta, por respektimi i ligjit në fjalë ishte shumë më i ulët. Në fund të viteve 1980, Serbia (Jugosllavia e dikurshme) kishte një nga nivelet më të larta të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Evropë. Ashtu si SHBA-ja, ligji mbi përdorimin e rripit të sigurisë në Jugosllavi nisi të zbatohej në vitin 1985,dhe gjoba për kundravajtje ishte 75 $. E megjithatë jugosllavët e vinin rrallë rripin e sigurisë, pasi shoferët e shmangnin gjobën përmes korruptimit të policit rrugor.

Dhe ky është ndoshta leksioni më i dobishëm nga krahasimi i ligjeve mbi rripat e sigurisë dhe mbajtjes së maskës në fytyrë:intensiteti i kundërshtimit është e parëndësishëm dhe ndoshta ndikohet nga fakti se sa njerëzit në një vend e respektojnë autoritetin dhe procesin ligjor.

Ajo që ka më shumë rëndësi, është nëse njerëzit ndjekin udhëzimet, dhe me sa efektshmëri e bëjnë këtë gjë. Duket se shumë njerëz i respektojnë udhëzimet për mbajtjen e maskës. Në SHBA, rreth 59 për qind e njerëzve i mbajnë ato, pak më shumë në Gjermani dhe pak më pak në Francë (Britania mbetet pas me 19 për qind).

Sidoqoftë, jo të gjithë i mbajnë maskat në mënyrë korrekte. Një studim me 12.000 njerëz në rajonin e Sao Paulos në Brazil, zbuloi se rreth 30 për qind e njerëzve e mbanin maskën ​​gabimisht ose duke ekspozuar hundën ose gojën.

Me gjithë ndërhyrjet e autoriteteve të shëndetit publik, mbajtja e maskës në fytyrë kërkon kohë që të zbatohet. Mesazhet dhe kornizat ligjore që lejojnë zbatimin e ligjeve të tilla duhet të jenë të drejta. Por koha do t’i detyrojë njerëzit të përshtaten.

Pavarësisht protestave të një pakice të zëshme, qëndrimet mbi maskat po ndryshojnë, teksa të dhënat po tregojnë se kjo masë do të bëjë diferencën gjatë pandemisë dhe se me kalimin e kohës përshtatja do të vazhdojë të rritet, ashtu siç ndodhi dikur me rripat e sigurisë në makina. /Opinion.al

Etiketa: MASKArripshembull


Ju sugjerojmë

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
Kronikë

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës

9 Qershor, 2026 5:43 pm
Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja
Aktualitet

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja

9 Qershor, 2026 5:20 pm
Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim
Kryesore

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

9 Qershor, 2026 4:46 pm
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
Kryesore

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

9 Qershor, 2026 4:43 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

9 Qershor, 2026 4:41 pm
Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Para
Diplomacia Ballkanase flet shqip, Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Diplomacia Ballkanase flet shqip, Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

2871 viktima nga koronavirusi në Gjermani

Covid/ Gjermania raporton numrin më të lartë të rasteve që nga prilli

Paniku i valës së dytë të koronavirusit, zbrazen supermarketet britanike

Paniku i valës së dytë të koronavirusit, zbrazen supermarketet britanike
















TE FUNDIT

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
9 Qershor, 2026

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët i janë rikthyer sheshit për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar largimin...

Lexo më shumë

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
9 Qershor, 2026

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec. Ata kanë nisur grumbullimin në...

Lexo më shumë

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës

Zbulohet kanabis në Velipojë, pezullohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
9 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra disa drejtues në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe ka nisur hetim disiplinor...

Lexo më shumë

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja
9 Qershor, 2026

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se ditën e nesërme, më 10 qershor, do të stakohet stacioni i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}