Kronikë

Dibër/ Vrau aksidentalisht shokun, arrestohet 18-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 18/12/20 |
Doriana Çepunaj

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë, ku një 18-vjeçar vrau aksidentalisht shokun teksa kishin dalë për gjueti.

Policia njofton se është arrestuar 18-vjeçari, Rifat Gjeleshi, ndaj të cilit rëndon vepra penale vrasje nga pakujdesia, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër shtetas.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. GJ., 18 vjeç, banues në Maqellarë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket këtij shtetasi të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale ” Vrasja nga pakujdesia”, e ,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive”. /Opinion.al

Pas