Aktualitet

Ministrja e Arsimit zbulon se kur fillon shkolla


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 18/12/20 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka deklaruar se  pas pushimeve të fundvitit shkollat do të fillojë në datën 11 janar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi e cila ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Aktualisht në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor./ Opinion.al

Pas