Aktualitet

Ministrat Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi betohen në Presidencë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 18/12/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi janë betuar sot në Presidencë.

Në ceremoninë e betimit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, shoqëroheshin nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar erdhën për shkak të dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas protestave të zhvilluara nga qytetarët për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie./ Opinion.al

Pas