Te Fundit

Deputeti Astrit Veliaj propozon ndarjen e PD-së: Të ikë Basha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:34 - 08/09/15 |
b.f

TIRANË- “Partia Demokratike është e Berishës. Basha të formojë parti të re”. Ky është propozimi i deputetit-biznesmen, Astrit Veliaj. Pak ditë pasi u përhap lajmi se Astrit Veliaj është ftohur me PD-në, vjen edhe deklarata e tij në Shqiptarja.com, një media pranë Qeverisë.

Sipas Veliajt, Lulzim Basha duhet  t’ia kthejë Partinë Demokratike liderit historik, Sali Berisha, përsa kohë në këto 2 vite nuk u shkëput nga modeli i vjetër dhe ndikimi i Berishës. Më tej, deputeti i qarkut të Beratit shprehet se Partia Demokratike duhet të rithemelohet nëpërmjet ndarjes. “E vetmja zgjidhje është që, Basha ta lërë PD-në dhe të themelojë një parti të re, ku të mbledhë të gjithë të pakënaqurit e 23 viteve të drejtimit të PD nga Berisha”, shprehet Astrit Veliaj.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas