Aktualitet

Dekonspiroi hetimet e OFL, Apeli lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 15/10/20 |
Al Do

Mbetet në fuqi vendimi për pezullimin nga detyra të zv/drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën “pezullim nga detyra” e dhënë nga Shkalla e Parë më 27 shtator, për veprat penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”

Artan Shkëmbi mbante detyrën e drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit dhe njëkohësisht drejtonte edhe operacionin “Forca e Ligjit”.

Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale. /Opinion.al

Pas