Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj: Nuk ka situatë të rëndë të krimit, qytetarët janë të sigurt

2020/10/15 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lleshaj: Ulje drastike të krimit, nën mesataren e BE-së

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se niveli i kriminalitetit në Shqipëri është në nivelet më të ulëta historike dhe kjo si rezultat i punës së qeverisë.


Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë u hap me interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqi për ministrin e Brendshëm. Ai shtroi një sërë pyetjesh lidhur me krimin, kultivimin e kanabisit dhe vrasjet e fundit të ndodhura në vend.

“Nesër-pasnesër edhe në tarracat e ministrive mund të gjejmë bimë kanabis.”, tha Maliqi.

Por ministri Lleshaj e cilësoi gabim fatal përdorimin situatës së kriminalitetit për qëllime elektorale.

“Shqipëria po nuk përjeton sot një situatë të rëndë të krimit, por ka sot situatën më të mirë, pikë!”, tha Lleshaj.

Ai deklaroi se 75% e shqiptarëve sot ndihen të sigurt dhe se treguesit e rendit dhe sigurisë janë në nivelet më të mira historike. Sipas Lleshajt, është bërë përparim në luftën kundër kultivimit të kanabisit nga policia si dhe janë goditur pasuritë e elementeve kriminalë nga Operacioni Forca e Ligjit.

“Më erdhi mirë që Maliqi u prezantua këtu si ekspert, dhe jo si politikan, dhe shpreh keqardhjen që ky ekspert i ka humbur policisë. Në interpelancë nuk ishin pyetje, por cështje, të cilat më duhen vite për t’i trajtuar. Po e filloj me një fjali të thjeshtë: Shqipëria nuk përjeton sot një situatë të rëndë të krimit, por ka sot situatën më të mirë, pikë! Shqipëria numëron 1.7 vrasje për 100 mijë banorë, ndërkohë që BE në mesataren e tij ka 1.2.

Kush ka sy është i ftuar ta shohë, është fakti që të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie të panjohur më parë. Ruajtja e këtyre tendencave është sfida jonë më e madhe. Siguria ka dhe një dimension tjetër, ajo përkufizohet edhe si mungesa e frikës. Qytetarët janë të sigurt kur nuk ndjejnë frikë. 75% e qytetarëve shqiptarë sot mendojnë se jetojnë të sigurt, edhe kur udhëtojnë natën. Është luftuar fort krimi në të gjitha dimensionet e tij, janë shtuar kapacitetet në luftën kundër krimit, njësitë e specializuar, dhe për rrjedhojë kemi arritur në këto rezultate inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit që po punon për të goditur financat e krimit, po punon me intensitet të lartë. Deri më tani mbi 1 mijë pasuri kriminale, janë referuar në SPAK. Në të gjitha këto raste bëhet fjalë për persona të dënuar më parë për vepra kriminale, që kishin kryer dhe dënimin, dhe e konsideronin të mbyllur cështjen me drejtësinë, ndërkohë që kanë hapur llogari të re për pasurinë.

Shqipëria kreu operacione policore për droga të forta në shkallë të gjerë. Pati rezultate të prekshme. Shqipëria sot nuk ka ndonjë njollë të rrezikshme, as Tirana, ku nuk rekomandohet kalimi. Ndërkohë që të tilla njolla ka në shumë qytete të BE. Me gjithë përpjekjen e disa segmenteve politike për të mbajtur të gjallë një psikozë të krimit të shtuar në vend, realiteti flet për të kundërtën. Tre herë më i lartë është numri i vrasjeve në Letoni, se sa në Shqipëri, sipas Eurostat. Dy herë më i lartë është ky numër në Lituani. Më i lartë se në Shqipëri është ky tregues edhe në vende të tjera në BE, por kronika e zezë atje nuk zë kronikat. Drejtimi i gishtit për cdo gjë nga policia është dashakeqësi. Pranohet që krimi është një fenomen social dhe jo një produkt policor. Përballë krimit kanë përgjegjësi të gjithë, politika, shoqëria, e padyshim edhe policia. Por është e pafalshme që ata, djemtë e të cilëve merren me drogë, të shajnë policinë, kur ua kanë dhënë vetë rrugën e keqe atyre.

“Dy të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe, për shkak të trafikut të drogës. 25 prilli është dita që Edi Rama të lajë njëherë e mirë borxhin dhe dhimbjen që iu ka shkaktuar shqiptarëve”. Kështu shprehej një zëdhënës i një partie. Ky është një gabim fatal dhe i papranueshëm. Aq më keq tingëllojnë këto në gojën e atyre që janë përgjegjës për shifrat tronditëse të krimit në kohën e qeverisjes së tyre. Ata duhet të heshtin, pasi ata që janë djegur njëherë, nuk mund të jenë më alternativë.

Ju vini kujën për kanabizimin e vendit, por në të vërtetë vendi është çkanabizuar. Pas këtyre treguesve qëndron një punë e suksesshme e policisë, në bashkëpunim me të huajt. KE e sheh këtë që nuk iu keni arritur ta shihni akoma, ose nuk doni ta shihni. Për vitin 2020 janë bërë përpjekje për të goditur një numër të madh personash me vepra penale. 195 zyrtarë janë proceduar këtë vit, nga zero të proceduar në kohën tuaj të artë, kur kanabisi ishte patentë shtetërore. Unë deklaroj me përgjegjësi të lartë se angazhimi i Policisë së Shtetit është në garanci e fortë se lufta kundër krimit do të njohë një përshkallëzim dhe sukses të mëtejshëm dhe se siguria do vijojë tendencën e përmirësimit.”, tha Lleshaj. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

Vrasje, pengmarrje dhe trafik droge. OLF zbarkon në Vlorë (Emrat)

“U ke dhënë vëllezërve 3 reparte”, Lleshaj dhe Maliqi akuza njëri-tjetrit

"U ke dhënë vëllezërve 3 reparte", Lleshaj dhe Maliqi akuza njëri-tjetrit

OBSH: Të rinjtë mund të presin vitin 2022 për vaksinën e COVID-19

OBSH: Të rinjtë mund të presin vitin 2022 për vaksinën e COVID-19
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}