Aktualitet

Dëborë në disa zona të vendit, ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 15/01/21 |
Opi Nion

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që përfshinë disa zona të Shqipërisë gjatë orëve të natës.

Në njoftimin e  ARRSH, thuhet se kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Ndërkohë, vazhdon puna me mjete dëborë pastruese.

Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.

ARRSH iu bën thirrje drejtuesve e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë./ Opinion.al

Pas