Kronikë

Dalin fotot e grave ruse që humbën jetën në hotel, mediat:Nëna vuante nga kanceri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:49 - 16/10/21 |
Opi Nion

Mediat ruse kanë dhënë më shumë detaje mbi identitetin e vimktimave që humbën jetën në ambjentin SPA të një hoteli në Shqipëri.

Ato kanë shpërndarë edhe fotot e Nataliia Burenkova dhe vajzës së saj Ekaterina, ndërsa shkruajnë ndër të tjera se gruaja 58 –vjeçare vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në dhomën e saunës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në një resort në Qerret, ndërsa viktimat u identifikuan si Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike, ndërkohë që në dhoma policia ka gjetur vetëm një shishe birrë. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në ekspertizë është përfshirë edhe Ambasada Ruse në Tiranë./Opinion.al

Pas