Kryesore

“Kosova zemra e Serbisë”, protestues para Ambasadës shqiptare në Beograd


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 16/10/21 |
Opi Nion

Një grup protestuesish i vogël protestuesish janë mbledhur përpara ambasadës amerikane dhe asaj shqiptare në Beograd duke bërë thirrje nacionaliste.

Siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona të cilët i përksinin ekstreme në Serbi. Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë në Serbi, nën thirrjet  “Kosova është zemra e Serbisë”. Sikurse raporton REL protestuesit kanë bërë thirrje për bojkot të zgjedhjet lokale që do mbahen nesër në Kosovë, ndërsa lëshuan fjalë fyese për shqiptarët.

Damnjan Knezevic, një prej udhëheqësve të të ashtuquajturës “patrulla e popullit”, bëri thirrje për protestë përmes rrjeteve sociale. Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”./Opinion.al

Pas