Bota

Covid -19/Vdes këshilltari i ish-presidentit Sarkozy


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:58 - 29/03/20 |
Opi Nion

Patrick Devedjian, ish-këshilltar i presidentit francez Sarkozy ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus. Tre ditë më parë, ai kishte njoftuar vetë në tuiter lajmin se ishte prekur nga virusi.

“Jam prekur nga epidemia, ndaj kam dëshmuar nga afër punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe të gjithë stafit shëndetësor. Jam i plogësht, por i stabilizuar falë tyre”, tha ai, duke i falënderuar të gjithë mjekët e infermierët për kujdesin e vazhdueshëm që u kanë dhënë të sëmurëve.

Pas lajmit të vdekjes, reagoi edhe ish-presidenti Sarkozy, përmes një postimi në tuiter.

“Patrick Devedjian ishte një burrë plot pasion, i përmbushur, i sinqertë dhe i angazhuar. Ai mishëronte politikën që dua unë. Politikë me ndjenja, me bindje, me zell. Jam krenar që kam pasur përkrah. Dua t’u përcjell të afërmve ngushëllimet e mia dhe trishtimin e pafund”, shkroi Sarkozi.

 

75-vjeçari Devedjian, hyri në politikë në vitin 1983, dhe ka mbajtur role të ndryshme në qeveri./Opinion.al

Pas