Aktualitet

COVID-19/ Regjistrohen 25 raste të reja, asnjë viktimë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 02/08/21 |
Opi Nion

25  raste te reja janë regjistruar në 24 orët e fundit nga 3762 testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Rastet e reja janë shënuar 20 në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh. Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,762

Testime totale 906,676
Raste pozitive 133,146
Raste të shëruara 130,256
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Elbasan 59
Lezhë 35
Shkodër 33
Vlorë 32
Kukës 31
Fier 24
Berat 22
Korçë 12
Durrës 10
Gjirokastër 6

Pas