Bota

COVID-19 në SHBA, rekord shtrimesh në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 11/11/20 |
Opi Nion

Shtetet e Bashkuara regjistruan rreth 62 mijë raste shtrimesh në spital me COVID-19 të martën, duke kaluar me më shumë se dy mijë raste, nivelin më të lartë të shënuar brenda një dite në mes të muajit prill.

Numri në rritje i pacientëve të shtruar me COVID-19 në të gjithë vendin ka krijuar probleme me kapacitetet pritëse të institucioneve shëndetësore, veçanërisht në disa shtete perëndimore të amerikane.

Disa spitale kanë ngritur çadra në parkingje për të trajtuar pacientët e shumtë me koronavirus, ose janë detyruar t’i transferojnë ata në spitale në zona të tjera të vendit.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me më shumë se 10.1 milionë raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Vetëm të martën u njoftuan mbi 130 mijë raste të reja, sipas programit që ndjek përhapjen e COVID-19-s.

SHBA-ja raportoi më shumë se 1 milion raste të reja me COVID-19 në vetëm 10 ditët e para të nëntorit, mesatarisht më shumë se 110 mijë raste të reja në ditë.

Ndërsa pandemia përkeqësohet në të gjithë vendin, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë rishikuar udhëzimet lidhur me përdorimin e maskave. Agjencia federale njoftoi të martën se mbajtja e maskës jo vetëm që mbron të tjerët, por personin që e mban atë./ VOA

Pas