Aktualitet

Covid-19/ Mbi 80 persona të shtruar në spital, 10 në terapi intensive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 22/06/20 |
Al Do

Rritet numri i të shtruarve në spital nga Covid-19.

Eugena Tomini nga ISHP bëri të ditur se janë pacientë 82 të shtruar në spital.

“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.”, tha Tomini.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. /Opinion.al

Pas