Bota

COVID-19/ Mbi 600 viktima dhe 37.978 të infektuar në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 12/11/20 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar 636 viktima dhe 37.978 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në total numri i viktimave nga Covid-19 në Itali që prej nisjes së pandemisë ka arritur në 43.589, ndërsa i të infektuarve në 1.066.401.

Ndërkohë, një lajm i mirë është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore italiane. Në 24 orët e fundit janë shënuar një numër rekord personash të shëruar,  rreth 15.645 duke e çuar numrin e tyre në total 387.785.

Aktualisht në Itali janë 635 054 të infektuar aktivë me COVID-19./Opinion.al

Pas