Kryesore

COVID-19 dhe rindërtimi, Rama: Më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 12/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe për procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Rama shkruan në “Facebook” se spitalet ku trajtohen personat e infektuar me koronavirus janë në standarde europiane dhe sipas tij, të tilla do të jenë deri në përfundim të pandemisë.

Po ashtu, kryeministri shkruan se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta dhe se shtëpitë do të ndërtohen në kohë rekord.

Rama shkruan për qeverinë e tij se; “ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”

Reagimi

Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!

Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!

Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!  #KrenarpërPS./ Opinion.al

Pas