-U tha në Opinion

COVID-19/ Manastirliu: Kemi dalë nga zona e riskut, masat do të…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 10/05/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se Shqipëria tashmë ka dalë nga zona e riskut, pasi është ulur numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Në emisionin “Opinion”, ministrja tha se masat dhe fushata e vaksinimit ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19, teksa tha se situata e krijuat nga pandemia është nën kontroll në Shqipëri.

Manastirliu theksoi se masat e kufizuese do të rishikohen në varësi se si do të vijojnë shifrat e persnave të infektuar me COVID-19.

“Prej ditës së djeshme ne kemi dalë nga zona e riskut. Kjo do të thotë se Shqipëria është vend që ka një incident të ulët nën 50 raste për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit. situata e krijuar nga pandemia është nën kontroll. Dëshira është që të kemi një lehtësim të masave. Ne me masat e shenjestruar që kemi marrë jemi në një situatë shumë më e mirë. E para është masave të shënjestruar që kanë dhënë impakt në uljen e infektimve dhe e dyta është vaksinimi. 145 mijë kanë marrë të dyja dozat. Ne kemi një ekip që monitor efektet anësore të vaksinave të ndryshme, ka pasur raste për shembull dhimbje të krahut. Nuk kemi pasur efekte në lidhje me fatalitetet,”-tha Manastirliu./Opinion.al

Pas