-U tha në Opinion

Videoja e vrasjes në Vlorë, Hoxha:Qitës të sprovuar, vrasje tipike mafioze


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:22 - 10/05/21 |
el ida

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Opinion” detaje nga vrasja e ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës.

Referuar videos së regjistruar nga kamerat e sigurisë, Hoxha tha se bëhet fjalë për qitës të sprovuar që kanë patur për qëllim vetëm eliminimin e shënjestrës. Me ironi gazetari e ka cilësuar këtë ngjarje si hapja e sezonit të vrasjeve.

“Nga mënyra se si qëllojnë janë qitës të sprovuar. Vendosja e automatikut në gjoks është pozicion i forcave Renea ose forcave Komando. Sa më shumë para paguan për nje atentat aq më profesionist është vrasësi. Ata nuk kanë synuar të bëjnë dëm. Makina ishte me xhama të zinj, por ata kanë qëlluar direkt mbi shoferin.  Janë dy qitës që nuk gabojnë dhe të koordinuar në mënyre perfekte. Të dy qitësit mbajnë pozicion diagonal për të shmangur goditjen e pasagjerit. Është një vrasje tipike mafioze”, tha gazetari./Opinion.al

Pas