Kryesore

COVID-19/ Kosova shënon 701 raste të reja dhe 14 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 14/04/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar 701 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 4.557 teste të kryera. Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 14 persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 99.536 nga të cilët 2.022 persona kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në orët e fundit janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186./ Opinion.al

Pas