Bota

COVID-19/ Franca ka po aq raste sa Gjermania por 700 mijë testime më pak


               Publikuar në : 20:13 - 06/04/20 |
Al Do

Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë bërë edhe më të rënda këtë të hënë, teksa vendi raporton një rritje me pothuajse 10% të numrit të viktimave.

833 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, rreth 300 më shumë se ato që u raportuan dje, duke e cuar numrin total të viktimave në 8,911.

Numri i rasteve të reja u rrit gjithashtu me ritme të mëdha. Nga 2,886 raste të reja që u raportuan dje, sot ministri i Shëndetësisë tha se janë konfirmuar 5171 duke bërë që numri total i të prekurve të shkojë 98,010. 17,250 persona raportohet se janë shëruar nga koronavirusi në Francë.

Vendi ka kryer deri tani 224,254 testime, një numër i ulët në krahësim me Gjermaninë e cila ka kryer rreth 920 mijë testime dhe ka afërsisht të njejtin numër pacientësh të prekur (101 mijë). /Opinion.al

Pas