Rajoni

20 raste të reja në Kosovë, shkon 165 numri i të prekurve nga koronavirusi


               Publikuar në : 21:01 - 06/04/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se të hënën janë konfirmuar edhe 20 persona të infektuar me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

Në Kosovë, deri tani janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. /Opinion.al

Pas