Aktualitet

“Paga e luftës” për bizneset e vogla të mbyllura, reagon Rama


               Publikuar në : 20:44 - 06/04/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka dhënë informacion mbi pagesat që kanë përfituar të vetëpunësuarit dhe punonjësit në bizneset e vogla.

Sipas tij 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot atë që ai e quan pagë lufte e cila është 26 mijë lekë.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve të paraqitura nga kreyministri mbi 36,400 biznese të vogla, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës dhe deri tani 89% e tyre janë paguar ndërsa 11% janë në proces verifikimi.

9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta“, shkruan Rama. /Opinion.al

Pas