Mjeku Ilir Alimehmeti ka postuar në “Facebook” një studim të Izraelit i cili tregon se vaksina Pfizer-BionTech ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë.
Por, doza e dytë është e nevojshme për të rritur me tej mbrojtjen ndaj COVID-19. Efikasiteti i vaksinës i cili ka dalë nga studimi i ekspertëve të Izraelit, që ka numrin më të lartë të popullsisë së vaksinuar në botë, është i përafërt me atë çka kompanitë kishin deklaruar më herët.
Postimi i Alimehmetit:
🙏 Super lajm i mirë miqtë e mi! 🙏
✅ Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!
🇮🇱 Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael.
📋 Në total u studiuan:
👉 503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);
👉 351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).
📋 Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:
👉 0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe
👉 0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.
✅ Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.
👉 Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.
📋 Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:
👉 44.5% te moshat mbi 60 vjeç,
👉 50.2% te individët më të rinj,
👉 50.0% te femrat, dhe
👉 52.1% te meshkujt.
📋 Autorët dalin në përfundimin se:
✅ Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)
❗ Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.
🙏 Super lajm!
✅ Vaksina funksionon në popullatë!
❗ NUK DUHET HUMBUR KOHË!/ Opinion.al