Rajoni

U la jashtë listës së zgjedhjeve, Osmani: Kurti do të jetë Kryeministër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:36 - 29/01/21 |
Opi Nion

Sot u mësua se Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë vendimin në lidhje me ankesat e partive për një pjesë të kandidatëve për deputetë, të cilët nuk u lejuan të garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vendimin e marrë, Supremja i ka ndaluar Albin Kurtit të kandidojë si deputet, ndërsa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, nuk do të kenë të drejtë kandidimi edhe Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqi.

Pas këtij vendimi ka reaguar numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 Shkurtit, Vjosa Osmani.

Pëmres një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka thënë se me kurajo dhe guxim të votuesve, Albin Kurti do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

 “Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guximMë 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”/ Opinion.al

Pas