Aktualitet

COVAX firmos me Pfizer, Manastirliu: Përfitojmë në dritaren e parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 23/01/21 |
Semiljana Azizi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar  se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet COVAX.

Njoftimi i Manastirliut në rrjetin social ‘Twitter” vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX ”, shkruan Manastirliu.

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj. COVID19. Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i PBSH./Opinion.al

Pas