Aktualitet

Grabitja tek “Brryli”/ Policia “rrethon” Tiranën, detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 23/01/21 |
Semiljana Azizi

Një institucion financiar është grabitur ditën e sotme në rrugën”Bardhyl” në kryeqytet.

Për ngjarjen policia ka dhënë informacionet e para, teksa ka konfirmuar se tashmë është vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e autorit. Sipas informacionit zyrtar, bëhet me dije se autori pasi ka kërcënuar punonjësit me armë ka marrë një shumë parash dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës “Bardhyl”.

Policia është duke bërë krehjen e zonës, teksa në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve. /Opinion.al

Pas