Bota

Ndërron jetë gazetari i njohur i CNN, Larry King


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 23/01/21 |
Semiljana Azizi

Gazetari i famshëm amerikan Larry King është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Njoftohet se gazetari ishte shtruar në spital në fillim të muajit janar me simptoma të koronavirusit, transmeton BBC.

Gazetari King, fytyra historike e CNN, vuante gjithashtu nga diabeti. Në të kaluarën ai kishte probleme serioze në zemër dhe në vitin 2017 u operua nga kanceri i mushkërive. Vitin e kaluar, ai humbi dy fëmijë, Andy dhe Chaia, në pak më shumë se tre javë. I pari vdiq nga një atak në zemër më 28 korrik, ndërsa i dyti vdiq në 20 gusht nga kanceri i mushkërive.

King ka mbajtur për 25 vjet talk show-n “Larry King Live në CNN”, nga 1985 në 2010 dhe para se të shtrohej në spital drejtonte programin Larry King Tani në Hulu dhe RT America, si dhe “Politicking ëith Larry King” në të njëjtat kanale në internet.

King u bë i famshëm në vitet 1970 me programin e tij në radio “The Larry King Show”. Ai gjithashtu shkroi për gazetën USA Today për mbi 20 vjet./Opinion.al

Pas