Aktualitet

Çomo: Është shtuar numri i të rinjve në terapi intensive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 10/02/21 |
el ida

Në daljen e sotme të komitetit të ekspertëve, shefja e infektivit Najda Çomo u shpreh se ka një shtim të pacientëve në moshë të re që po kalojnë forma të rënda të Covid në spitale.

“Janë persona pa sëmundje kronike, tashmë janë mosha të reja që janë nuk kanë sëmundje kronike, pra ka një ekspozim të lartë”, tha Çomo

“Është shtuar numri i moshave të reja të shtruar dhe kemi forma të rënda tek moshat e reja, shoqëruar edhe me humbje jete. Fluksi është i përballueshëm, por është shtuar nga ana numerike. Në terapi intensive dhe subintensive është shtuar numri i pacientëve të shtruar edhe pse është i përballueshëm fluksi i pacientëvë që vijnë në spitalet Covid”, tha Çomo./Opinion.al

 

Pas