Aktualitet

Bino: Mutacione të reja, 50 mostra janë dërguar në Angli  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 10/02/21 |
el ida

Drejtoresha e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino tha se në Shqipëri ka qarkullim të mutacioneve të reja të Covid 19.

Bino tha se janë 50 raste të dyshimta, të cilat janë dërguar për t’u testuar në Britaninë e Madhe.

“50 mostra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratorë reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Mund të kemi të dyja variantet, qoftë varianti i Britanisë së Madhe, e po ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut.  Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë nga Turqia,  e që po zbatohet edhe në Norvegji dhe vende të tjera që do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”, tha Bino./Opinion.al

Pas