Aktualitet

Nis seanca për infermieret e COVID-2,përlotet Sidorela Çela: Kam dy fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 10/02/21 |
Semiljana Azizi

Ka nisur mesditën e sotme seanca gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për 3 infermieret dhe 1 sanitare të cilat janë arrestuar pak ditë më parë në spitalin COVID-2.

Nga një video e siguruar nga Opinion.al duket se njëra prej infermiereve, Sidorela Çela është përlotur në sallën e gjyqit, teksa është shprehur se ka dy fëmijë të mitur.

Bëhet me dije se Çela ka dy fëmijë të moshave, 7-vjeç dhe 4-vjeç.

Kujtojmë se 3 infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ndërkaq, ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie” edhe për një tjetër infermiere, Ronida Hysi, të arrestuar tek COVID-1 e cila grabiti një pacient që ndërroi jetë në spital.

Pas