Bota

Cikloni shkatërron mijëra shtëpi dhe lë pa energji mbi 14 milionë persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 21/05/20 |
el ida

Një ciklon i fuqishëm goditi Indinë dhe Bangladeshin, duke lënë pas shkatërrim, përmbytje masive dhe dhjetëra viktima.

Stuhia “Amphan” goditi fuqishëm Kalkutën, me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Mbi 14 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike, shtëpi të tëra u rrafshuan dhe mijëra pemë u rrëzuan,

Ky është super cikloni i parë që krijohet në gjirin e Bengalit që prej vitit 1999.

Kufizimet e koronavirusit po pengojnë operacionin e shpëtimit. Masat e distancimit social po i bëjnë evakuimet në masë të vështira, ndërsa vendstrehimet nuk përdoren dot në kapacitet të plotë./Opinion.al

Pas