Rajoni

Kurti thotë se është gati për dialogun me Serbinë të ndërmjetsuar nga BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 21/05/20 |
Al Do

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Gjatë një takimi me prodhues vendorë, Kurti deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe se ai është duke përgatitur fillimin e dialogut.

“Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Sa i përket kohës se kur do të mund të rifillojë ky dialog, Kurti ka thënë se kjo gjë është në dorën e Brukselit.

“Pra varet prej Brukselit, kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar, Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, ka thënë Kurti, kur është pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun. /Opinion.al

Pas