Bota

Çfarë po ndodh? Avionët luftarakë gjermanë po fluturojnë mbi Poloni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 01/03/22 |
Opi Nion

Avionët luftarakë gjermanë po fluturojnë me patrulla ajrore të armatosura mbi Poloni, thanë të martën forcat ajrore gjermane.

“Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, shkruan forcat ajrore në Tëitter, krahas një fotoje të avioni luftarak që po nisej në mision.

Një zëdhënës ushtarak i tha Reuters se avionët Eurofighter po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni.

Gjermania po furnizon gjithashtu avionët aleatë mbi Rumani me një cisternë A400M sipas zëdhënësit, përveç se ka vendosur gjashtë avionë Eurofighters në Rumani.

Të hënën, Gjermania njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar në zonën e Detit Baltik./Opinion.al

Pas