Kryesore

Çfarë ndodh sot? Rama dhe Basha mbledhin gazetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 09/10/18 |
b.f

Zhvillimet politike janë intesifikuar. Dje Kryeministri Rama hodhi akuza të rëndë ndaj opozitës, duke e bërë përgjegjëse për audipërgjimin e Agron Xhafës. Akuza dhe kundërakuza vazhduan gjatë gjithë ditës së djeshme në facebook dhe twitter.

Ndërsa sot, zyra për mediat në qeveri ka njoftuar konferencë për shtyp të Kryeministrit Rama në orën 10:30. Në njoftim cilësohet se konferenca nuk do të jetë me regji qendrore, por media duhet të paraqitet me kamerat e veta dhe gazetarët mund ti bëjnë pyetje kryeministrit.

Pas këtij njoftimi, vjen tjetri nga zyra e shtypit në Partinë Demokratike. “Në orën 12.00 konferencë në seli e kryetarit Lulzim Basha. Do jetë bashkëbisedim me gazetarët”, thuhet në njoftim.

Çfarë do të thonë dy protagonistët kryesorë të politikës në vend? Kjo pritet për tu parë në minutat në vazhdim, pasi as Rama dhe as Basha nuk e kanë bërë të ditur qëllimin e daljes para mediave.

Pas