Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cfare i bashkoi ne kete restorant ne Itali, Fatos Nanon, Sali Berishen dhe Aleksander Meksin?

2015/11/28 at 7:57 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Cfare i bashkoi ne kete restorant ne Itali, Fatos Nanon, Sali Berishen dhe Aleksander Meksin?

imageimage


Fatos Nano, Sali Berisha, Aleksander Meksi dhe mes tyre gjithnje Mentor Coku. Duke ecur ne lungomaren e Triestes, te ulur ne nje restorant, ne nje bisede te perqendruar, ne foto qe jane pare disa here dhe gjithnje ngjallin kersheri. Po cfare benin bashke ne ate kohe, ne fillim shkurt 1992 Kryetari i PS, Kryetari i PD dhe Nenkryetari i Parlamentit? Cili ishte roli i Mentor Cokut, Presidentit te Unionit Islamik te Europes Perendimore? Eshte folur shume per kete takim, por shpjegimi ka qene i njejte nga te gjithe protagonistet. Ja si e kujton ate takim ne fakt te rastesishem Fatos Nano ne nje interviste te vitit 2010:

“Triestja është një produkt rrethanash të çuditshme sepse, një pasdite të shkurtit 1992, pra një muaj pak përpara zgjedhjeve të marsit 1992, mua më vjen në zyrën e kryetarit të PS, në orën 5 pasdite, ambasadori italian Kardilli, dhe më përcjell një ftesë të De Mikelis, nga partia e Kraksit, ministri i Jashtëm i Italisë, për një simpozium të Partisë Socialiste Italiane, me fokus në problemet e demokracive të reja të lindjes dhe të rajonit, ku ftohesha të merrja pjesë ne debat, shoqëruar me programin e një seminari dyditor, uorkshop, i thonë tani. E pyes, kur fillon konferenca. Nesër në mëngjes në orën 10, më thotë. Me çfarë të fluturoj unë tani, i them, kur Alitalia kishte ikur në orën 2 ? Kush është tjetër? Me thote qe, për shkak se Italia po i ndjek nga afër zhvillimet shqiptare, De Mikelis nuk mund të mos ftonte drejtues të opozitës dhe është edhe Berisha dhe Meksi. Ok, mbeti për Alitalia-n e të nesërmes dhe në orën 1, ne transitin e aeroportit të vjetër të Rinasit përshëndetemi me kokë dhe Berisha ma bën me dorë me Meksin, të cilit i kisha dorëzuar zyrën nëpërmjet Ylli Bufit. Përshëndetemi – për ku kështu, për Trieste edhe ju, edhe ne. Na iku seanca e paradites. Ndërkohë, me bilete në dorë, unë kisha filluar të interesohesha mos kishte ndonjë fluturim çarter. Kur shikoj një mikun tim që kish punuar në tregti të jashtme – Fatos për në Romë, po i thashë, po ti? Jam me këta investitorët italianë. Me çfarë jeni ju? – Me çarter shtatë vendesh më thotë. Keni vende, i thashë unë. Më thotë mua, hajde se po rri unë mbi bagazhe dhe e bëra vendin për ty. Hipa në çarter një orë para Alitalias dhe mbërrij një ore para në Romë.
Kur dola nga chek-out në transit, gjej profesorin Mentor Çokun, që nuk e njihja. Por që kishte zënë rrugën tek kafja në daljen e udhëtimit të Alitalia nga Tirana, sigurisht ai më njihte. Më thotë, mirë se erdhe zoti Nano. Më falni, i thashë. Prezantohet, kam dal t’ju pres juve më thotë, do të vij edhe doktor Berisha. Erdhi Alitalia më thotë mua, apo erdhe më shpejt. I them, erdha me fluturim çarter, duke ardhur është edhe Alitalia. A pimë një kafe presim edhe ata se për Trieste jemi të gjithë. Profesor Çoku banonte në Romë, por ishte zhvendosur në funksionon të konferencës dhe do ta shpjegoj më vonë cili ishte arsyetimi i tij dhe veprimi i përkujdesjes si mikpritës. Pimë kafe, më thotë historinë e tij përpara se të vinte Berisha dhe Meksi. “Unë e kam përjetuar me ndoshta më shumë pasoja tragjike se sa shumë të persekutuar dramën e komunizmit”. Ai kishte ikur në ’43-’44. “Kam takuar vajzën vetëm në 1990, në moshën 37-vjeçare, pasi e lashë foshnjë! Kur e përqafova, ndjeva muskujt prej burri të shpinës së saj sepse jeta e saj në internim kishte qenë në punë te rende, prashitje a ndërtim! Unë mund te kisha arsye personale që të jem shpagimkërkues edhe politikisht. Por, unë drejtoj komunitetin mysliman të Romës dhe jemi të përfshirë në veprimtari humanitare, në veprimtari bamirëse për Shqipërinë e sotme në tranzicion dhe për hallet që ka. Unë dua të flas me ju politikanët, duhet të kultivoni dhe të filloni ta ktheni në politikë frymën e pajtimit kombëtar. Ndaj, tha, po ju pres të flasim etj. Mbërrin Berisha dhe Meksi, habiten kur më shohin mua të ulur me profesorin Mentor. Berisha më pyet: Fatos i ke hyrë detit më kambë? Qeshim. E marrim fluturimin tjetër,mbërrijmë në Trieste në mesnatë pothuajse dhe unë kisha qenë në merak edhe për hotelin, se nuk ishte ai që kishte përgatitur Mentor Çoku edhe për mua. Rrjedhimisht, me autoritetin që ai krijoi me këtë gjuhë me të cilën u bisedua, më ftoi edhe mua, nuk hezitova për të shkuar në të njëjtin hotel. Hapëm restorantin në mesnatë për të ngrënë darkë, u ulëm në tryezë me Mentorin në krye, unë dhe Berisha përballë, Meksi në krahun tim dhe në krah të Berishës, një Ylli Jasa që ishte asistent i Mentor Çokut, një ish-refugjat që Mentori e kishte ndihmuar të integrohej në atë zonë të Triestes.”



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Ja si Google uron shqiptarët për festën e Pavarësisë 

Ja si Google uron shqiptarët për festën e Pavarësisë 

Foto nga Tirana/ Shqiptarët harrojnë Ditën e Flamurit 

Foto nga Tirana/ Shqiptarët harrojnë Ditën e Flamurit 

Foto/ Makina merr flakë rrugës për në Shkodër

Foto/ Makina merr flakë rrugës për në Shkodër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}