Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Becchetti, PD kërkon komision hetimor: Nesër i drejtohemi Kushtetueses

2021/10/24 at 1:29 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja Becchetti, PD kërkon komision hetimor: Nesër i drejtohemi Kushtetueses

Partia Demokratike ka njoftuar se do të dorëzojë të hënën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar çështjen Beçheti, të cilën e cilësi si një aferë personale të Edi Ramës.


Pas debateve që patën në parlament Basha dhe Rama lidhur me daljen e dokumentit të vendimit të arbitrazhit, deputeti Saimir Koreshi tha se ky është një dokument publik dhe mund të aksesohet nga kushdo.

“Tashmë është botërisht e ditur, që qytetarët shqiptarë do t’i paguajnë 120 milionë euro Francesco Bechetit, për shkak të luftës personale që Edi Rama i shpalli këtij sipërmarrësi.

Vendimi final ICSID, që është një gjykatë arbitrazhi ndërkombëtare e themeluar nga Banka Botërore, është tashmë publik dhe mund të aksesohet nga çdokush që ka akses në internet. Ky dokument që po shihni, që mund të lexoni nga telefoni apo kompjuteri juaj, është dokumenti që dënon shqiptarët të paguajnë 120 milionë euro për papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe sejmenëve të tij, për të cilin Edi Rama thotë që është sekret apo konfidencial. Edi Rama gënjen në mënyrë të përsëritur, sepse ai e di që bashkë me sejmenët e tij, nga Erion Veliaj te Ëngjëll Agaci, janë përgjegjësit kryesor të dëmit që i kanë shkaktuar çdo qytetari shqiptar, me gjobën 120 milionë euro, e cila godet të gjithë pa diskriminim, të djathtë, të majtë, fermer apo infermier, inxhiner apo pensionist, të gjithë ne nga më i riu te më i moshuari, do të paguajmë për shpërdorimin që Edi Rama i bëri shtetit shqiptar për të mbyllur një media kritike ndaj tij”, u shpreh Koreshi.

Duke vijuar në argumentin se dokumenti nuk është aspak sekret, Koreshi tha se ngritja e një komisioni hetimor, është e pashmangshme.

“Qytetarët duhet të kenë parasysh se të gjitha këto spërdredhje qesharake janë pasojë e faktit që emrat e Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacit, janë të rreshtuar në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, në të cilin thuhet se “vendimet e sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Bechetit”.

Kjo është edhe arsyeja pse përgjegjësit e dëmit prej 120 milionë eurosh, po pengojnë të drejtën kushtetuese të Partisë Demokratike për të ngritur komisionin hetimor, me pretendimin që vendimi, që tashmë gjendet në internet, na qenkësh TOP SEKRET. Këto pretendime qesharake nuk do ta ndalin kërkesën tonë legjitime, ndaj ditën e nesërme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar opozitën të ushtrojë një përgjegjësi kushtetuese dhe për të hetuar një aferë personale të Edi Ramës që u ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë 120  milionë euro dëm. Ngritja e komisionit hetimor është e pashmangshme, Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që përgjegjësit për këtë aferë 120 milionë euroshe të shkojnë përpara drejtësisë”, përfundoi deputeti./Opinion.al

 

 

 

Etiketa: bechetikushtetuesePD


Ju sugjerojmë

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
Sport

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

1 Korrik, 2026 12:48 pm
Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
Bota

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

1 Korrik, 2026 12:30 pm
Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani
Bota

Netanyahu urdhëron goditjen e Hezbollahut dhe përjashton tërheqjen nga Libani

1 Korrik, 2026 11:41 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

1 Korrik, 2026 11:37 am
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe
Bota

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin 2025

1 Korrik, 2026 11:35 am
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”
Aktualitet

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

1 Korrik, 2026 10:48 am
Para
Salianji: Berisha është në shtëpinë e tij në PD,nuk i ndëshkojmë mendimet ndryshe

Ngjarjet në Fier dhe Nikël, Salianji: Qeveria i përdor këta llumra në zgjedhje

Flet vajza e biznesmenit të dhunuar: Njëri më doli me pistoletë

Flet vajza e biznesmenit të dhunuar: Njëri më doli me pistoletë

U grabit brenda banesës, biznesmeni: Më prenë gishtin me gërshërë

Dëshmitar në gjyqin ndaj Shullazit, çfarë thoshte Nazmi Çangu
















TE FUNDIT

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
1 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi rolin e të rinjve në mbi një muaj protestë në bulevardin Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

Dhunohet analisti Ilir Demalia
1 Korrik, 2026

Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme...

Lexo më shumë

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne
1 Korrik, 2026

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për...

Lexo më shumë

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar

Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump në Katar
1 Korrik, 2026

Irani tha se nuk do të takohet me të dërguarit e lartë të SHBA-së që fluturuan në rajon pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}