Kronikë

Flet vajza e biznesmenit të dhunuar: Njëri më doli me pistoletë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 24/10/21 |
Opi Nion

Biznesmeni Nazmi Çangu akuzoi publikisht se mbrëmjen e djeshme pas mesnate persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesën e tij, duke grabitur para dhe sende me vlerë që shkojnë deri në 100 mijë euro.

Sipas biznesmenit, kanë qenë rreth 10 persona të cilët kanë hyrë brenda banesës, duke e dhunuar atë e madje duke i prerë edhe gishtin me gërshërë, pasi kanë kërkuar çelësin e kasafortës.

Ndërsa policia ende nuk ka sjellë një njoftim të detajtuar mbi ngjarjen, për mediat ka folur edhe vajza e biznesmenit e cila shprehet se është përballur me njërin prej grabitësve që mbante në dorë një pistoletë.

“Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë askujt në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë me sy, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë. Ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I kërkova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi ishin mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë. Kur ikën kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Kur hapëm derën e dhomës ku ndodhej babi, çfarë të shifje. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më keq, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo./Opinion.al

Pas