Aktualitet

Certifikata e vaksinimit, Rama: Po punohet të njihet në sistemin e BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 08/09/21 |
Opi Nion

Certifikata e vaksinimit që marrin shqiptarët po punohet që të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimeve në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë.

“Rritet interesi për vaksinimin antiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të certifikatës së vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Manastirliu bëri me dije se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar, teksa shtoi se po punohet që të njihet edhe Green Pass në vendet e Europës.

“Numri i vaksinave të mbërritura më shumë se 2 milion, deri në dhjetor pritet që numri të shkojë në 3 mln numri i vaksinave. Me pedagogët dhe mësuesit po ecim mirë dhe data 30 shtator është lënë si një ditë ku do bëhet një bilanc sa i përket mbulesës vaksinale. Do të ketë edhe një monitorim të long COVID dhe të ketë mundësi për të bërë analiza falas në herë në vit, për të moshuarit. Po përgatisin grupe vaksinimi edhe për në universitet dhe në konvikte. Po punojmë që të njihet edhe Green Pass në vendet e Europës besojmë se do arrihet brenda shtatorit”, theksoi ministrja.

Ndërkohë Rama deklaroi se studentët e pa vaksinuar nuk do të hyjnë në auditore./Opinion.al

Pas