Bota

Tentoi të shpëtojë një person, vdes ministri rus i emergjencave civile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 08/09/21 |
Opi Nion

Ministri rus i Emergjencave Civile, Yevgeny Zinichev, ka humbur jetën gjatë një seance stërvitore në Arktik të Mërkurën.

Reuters raporton se 55-vjeçari Zinichev, i cili kishte kryesuar ministrinë e Emergjencave Civile që nga viti 2018, vdiq ndërsa tentoi të shpëtonte jetën e dikujt tjetër.

Mediat ruse shkruajnë se “… Zinichev vdiq në mënyrë tragjike gjatë kryerjes së detyrave të tij zyrtare gjatë stërvitjeve ndër-departamentale për të parandaluar situatat e krizës në Arktik, duke tentuar të shpëtojë jetën e dikujt”.

Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv rus RT, tha se Zinichev kishte qëndruar në një parvaz me një kameraman i cili rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev u hodh pas tij për ta shpëtuar dhe vdiq pasi  u përplas me një shkëmb. Kameramani gjithashtu vdiq, shtoi Simonyan.

Zinichev ishte në Arktik për të mbikëqyrur stërvitjet në shkallë të gjerë, ku dhe vizitoi vendin e ndërtimit të një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.

Para se të bëhej ministër, Zinichev kishte qenë zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe ushtrues i detyrës së guvernatorit rajonal të Kaliningradit.

Pas