Kronikë

Pengmarrja në Fier, tekniku u thirr për të rregulluar lavatriçen por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 08/09/21 |
Opi Nion

Është zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Fier.

Mësohet se për shkak të një keqkuptimi e gjithë kjo ngjarje çoi nga një thirrje për të rregulluar lavatriçen tek një pengmarrje e teknikut.

Raportohet se e gjitha nisi kur vëllai i Erjon Agalliut, shtetasi i shpallur në kërkim, me inicialet B.Agalliu, 40 vjeç, ka kontaktuar në telefon teknikun e lavatriçes, duke i dhënë edhe adresën e shtëpisë se ku duhet të shkonte.

Tekniku,ka shkuar pranë shtëpisë ku priste të riparonte lavatriçen, ndërsa aty ka gjetur Erjon Agalliun dhe kunatin e tij, Arben Bletën. Këta të fundit nuk e kanë besuar teknikun, duke e kujtuar si grabitës dhe me forcë e kane mbajtur atë për rreth dy orë në banesë.

Gjatë 120 minutave, ata kanë tentuar të zbulojnë se cfarë kërkonte 25 vjecari në shtëpinë e tyre, dhe nuk e kanë besuar që ishte tekniku i lavatriçes derisa kanë marrë nje telefonatë nga B.Agalliu i cili u ka thënë se ishte ai që e ka dërguar për të riparuar defektin në makinën larëse.

Sapo e kanë lënë të lirë, 25 vjecari i është drejtuar Policisë së Fierit, duke treguar gjithçka çfarë i ndodhi. ‘Blutë’ e Fierit janë vënë në lëvizje, duke ndaluar dy kunetërit dhe shpallur në kërkim B.Agalliun, të cilët akuzohen për heqjen e paligjshme të lirisë, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

Pas