Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim: Më shumë investime për shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 08/09/21 |
Opi Nion

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar indeksion e Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2020 që shënoi nivelin më të ulët të besimit të bizneseve amerikane te ekonomia shqiptare që nga 2012.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kim thotë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejë midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Sipas ambasadores, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.

Pas