InstaBIZ

Celine Dion: Nuk do të gjej kurrë një dashuri tjetër si Rene


               Publikuar në : 08:19 - 18/09/19 |
xhu lia

Këngëtarja e njouhr Celine Dion humbi bashkëshortin e saj në vitin 2016 pas luftës së gjatë të tij me kancerin. Dion dhe Rene Angelil janë prindër të tre djemve, Rene Charles  dhe binjakëve Nelson dhe Eddy.

Në intervistën e sj më të fundit për “Entertainment Tonight”, Dion theksoi se ndonëse koha kalon ajo e ka të pamundur të harrojë bashkëshortin e saj dhe gjithashtu të krijojë një histori të re dashurie.

“Më duhet ta them se vazhdoj ta ndjej se kam qenë dhe vazhdoj të jem gruaja më me fat në botë, sepse kam pasur lidhje me burrin më të mirë në botë, babain e fëmijëve të mi. Çdo ditë unë e shoh atë për shkak të tre fëmijëve tanë… ata i ngjajnë shumë atij dhe bëjnë shumë gjëra njësoj si ai dhe kjo është e mrekullueshme. Rene është me mua gjatë gjithë kohës dhe prandaj unë gjej kurajo. Prandaj unë jam e fortë dhe prandaj jam duke gjetur me kohën akoma më shumë fuqi, sepse si nënë beqare më duhet t’ju mësoj fëmijëve të mi pavarësinë, se është shumë e rëndësishme të jesh i pavarur në jetë”,-ka thënë këngëtarja e shumë hiteve gjatë intervistës./Opinion.al/

Pas